Parakalon ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, mes 92 shteteve – Garohet në katër disiplina të skijimit, nis me Kiana Kryeziun në super sllallom

E publikuar: 07/02/2026 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

CORTINA D’AMPEZZO, ITALY – FEBRUARY 06: Flagbearer Kiana Kryeziu of Team Kosovo enters with the team into the stadium during the opening ceremony of the Milano Cortina 2026 Winter Olympics at Piazza Dibona on February 06, 2026 in Cortina d’Ampezzo, Italy. (Photo by Mattia Ozbot/Getty Images)

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka reaguar pas hapjes tyre të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, hapje të cilën e ky komitet e ka cilësuar ‘’spektakolare’’. Në postimin e KOK theksohet se skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj kanë bartur flamurin e Kosovës.

Në postim theksohet edhe se për herë të parë ceremonia u mbajt në katër vende të ndryshme. Kryesorja ishte në stadiumin San Siro të Italisë, ndërsa vendet tjera ishin Cortina D’Ampezzo, Livigno dhe Predazzo.

‘’ Kosova garon në katër disiplina të skijimit alpin dhe gara e parë është e Kianës, që zhvillohet më 12 shkurt në super sllallom të madh’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi: