Para se të niste Asambleja Popullore e Kinës, gazetarët testohen një për një

E publikuar: 25/05/2020 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina është vendi i parë në botë ku shpërtheu koronavirusi që sot është shpërndarë në mbarë botën.

Për këtë arsye Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës që u mblodh një javë më parë në Pekin, kanë diskutuar mbi një çështje të rëndishme në vend. Ndërkohë për shkak se këtë vit frika është më e madhe nga pandemia, të gjithë gazetarët që mbuluan këtë aktivitet duhet të testoheshin për Covid-19 para se të hynin.

Ndërkohë sipas medias shtetërore kineze, Kina nuk ka përcaktuar një objektiv të veçantë të rritjes ekonomike për këtë vit.

Por në raportin e punës së qeverisë kineze, të paraqitur në Asamblenë Kombëtare Popullore për diskutim të premten, thuhet se ky vendim është marrë pasi vendi po përballet me disa faktorë që është e vështirë të parashikohen pas pandemisë Covid-19 që ka përfshirë  botën.