Para se të martoheni me një femër, udhëtoni me të

E publikuar: 26/07/2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigurisht që ju e dashuroni atë. Por a jeni të gatshëm që në periudha të ndryshme kohore të rrini së bashku edhe në vende të panjohura? A mund ta duroni njëri tjetrin në disponimin tuaj më të keq?

Problemi me shumicën e martesave është se ato ndodhin shumë shpejt. Nuk është se individët nuk e kanë takuar dhe njohur njërit tjetrin mjaftueshëm, por problemi është se ata nuk e njohin njëri tjetrin edhe aq mirë.

Nëse nuk keni udhëtuar me dikë, ju e njihni vetëm gjysmën e atij personi – atë gjysmën ekziston në një vend të cilin ajo e njeh dhe ndjehet rehat.

Nuk do të arrini atë gjysmën tjetër, pjesën egoiste të saj përderisa nuk udhëtoni së bashku. Para se të martoheni, bën një para-muaj të mjaltit, për nja 2 muaj ose 3.

Të udhëtuarit e shfaq pjesën më të mirë dhe më të keqe te njerëzit

Njerëzit zakonisht janë më egoistë kur janë jashtë vendit ku janë mësuar të rrinë, dhe e gjejnë veten në befasi. Në këtë mënyrë ata zgjedhin që të fokusohen më shumë në veten e tyre e më pak në partnerin. Nëse e dashuroni vajzën tuaj dhe planifikoni martesë me të, është më mirë ta shihni qartë se si është në të vërtetë.

Nëse doni të martoheni me të, duhet ta shmangni zonën e rehatisë

Zona e rehatisë llogaritet të jetë ajo në të cilën jeni mësuar t’i kaloni ditët tuaja, rutina juaj. Edhe nëse mund ta përballoni një udhëtim luksoz, prapë se prapë ju së bashku do t’i largoheni rutinës. Udhëtimi i lejon çiftet që të largohen nga rutina dhe të fokusohen në njëri tjetrin.

Ju e dini saktësisht se si reagon ajo nën presion

Kur ajo ta kuptojë se ka harruar të marrë me vete mjaftueshëm çorape, kur e humb çantën e kozmetikës, kur fluturimi juaj vonohet për orë dhe ju ngujoheni në aeroport, atëherë do ta shihni se si ajo menaxhon. Disa vajza e ruajnë qetësinë dhe ftohtësinë, dhe ia arrijnë të menaxhojnë me parehatinë.

Ndërsa, disa të tjera ankohen derisa t’ua pëlcas veshët. Tani imagjinojeni se si do të jenë gjërat kur të martoheni.

Të udhëtuarit ua dëshmon se sa e pavarur mund të jetë ajo

Udhëtimi së bashku do t’ua provojë më së miri se sa e pavarur është. Disa djemve u pëlqen që ato të kenë nevojë për ta, por shumica prej meshkujve i preferojnë vajzat e forta dhe që mund të kujdesen edhe për ta edhe për veten.