Para festivalit së Korçës, Bregoviq u takua me zyrtarë nga Beogradi

E publikuar: 18/08/2021 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq ka takuar nënkryetarin e Komunës së Beogradit, Goran Vesiq.

Ky i fundit e ka falenderuar Bregoviqin për promovimin e muzikës serbe gjithandej nëpër botë.

Vesiq gjatë takimit me këngëtarin tha se, nuk ka asnjë artist në Serbi që ka promovuar Beogradin më shumë se Goran Bregoviq, duke pasur parasysh popullaritetin e tij të madh në të gjithë planetin.

 “Ai tregon historinë e tij muzikore për Beogradin në mbarë botën pothuajse çdo ditë”, tha nënkryetari i Beogradit.

Theksojmë se, Bregoviq ditën e sotme konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Festën e Birrës në Korçë, ku dhe do të performojë më datë 22 gusht.

Ndërsa në nëntor të vitit 2020, nënkryetarit të Komunës së Beogradit, Goran Vesiq iu ndalua hyrja në Kosovë.