Shfrytëzuesja e Twitterit, e njohur vetëm si Keplyq nga Shtetet e Bashkuara, ka ndarë me miqtë e saj virtual historinë me një objekt që nuk e ka parë më parë. Madje, askush nuk po di se çfarë është.
Para dy javësh, ajo e ka gjetur në pragun e shtëpisë atë që i dukej si rrënjë, transmeton Telegrafi.
“Patëllxhan i vjetër, rrënjë, kofshë e madhe pule, alien, kafshë apo bimë, ide nuk kam çfarë është. Njëherë mendova se është sehire, por vendosa ta mbaj, mbase mund të më sjell fat”, ka shkruar ajo.
Atë e ka vënë në një qese dhe e ka futur në veturë, për ta mbajtur aty gjatë tërë kohës. Por, ajo përjetoi një moment të pakëndshëm, kur prej saj u shpërndanë dhjetëra krimba të vegjël.
“Nuk do të besoni, rrënja ishte e nëmur dhe prej saj dolën insektet e tmerrshme, që më mbushën veturën”, ishte përshkrimi saj pas dy javësh.
Megjithëse ngjarja u bë virale, askush nuk ka dhënë ndonjë përshkrim adekuat, se çfarë mund të jetë ky objekt, që ngjanë shumë me dardhën, ndërsa ka disa fije të pashpjegueshme në pjesën e poshtme. /Telegrafi/