Paqeruejtësit e OKB’s abuzuen seksualisht me gratë e fmitë

E publikuar: 10/06/2015 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paqeruejtësit e Kombeve të Bashkueme kanë abuzue seksualisht me gratë dhe të mitunit në Haiti, të cilët kishin nevojë për ushqime bazike dhe mbështetje mjeksore -e problemi asht njoftë prej ma shumë se nji dekade, simbas disa gjurmimeve të nji draft raporti.

Associated Press – AP, ka sigurue nji kopje të draftit nga Zyra e Shërbimeve të Mbikqyrjes së Mbrendshme (OIOS), e cila po heton se si paqeruejtësit e OKB’s e kanë trajtue problemin e randë të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual.

Tue ndjekë raportimet e pakta prej terrenit mbi abuzimin seksual thuejse 10 vjet ma parë, hetuesit shkeun në Haiti, i cili asht nji nga vendet ma të varfna në botë, dhe akuzat dolën në dritë, – shkruen “The Independent”.

Simbas raportit që ka me u publikue këtë muej, rreth 1/3 e abuzimeve seksuale të dyshuemve përfshin të mitunit nën 18 vjeç dhe ndihma për këto viktima cilësohet si “randshëm e mangët”, transmeton rrokum.tv.

Hetimi këtyne rasteve nga OIOS, e cila thotë se ka pasë prioritet rastet e të mitunve dhe të rrëmbimit, zgjati ma shumë se nji vit.
Për këtë raport, hetuesit kanë intervsitue 231 haitianë gjatë vitit të fundit, të cilët kanë pranue se kanë krye marrëdhanie “transeksuale” me paqeruejtësit e OKB.