Paqe në derbin e Londres, Arsenal-Tottenham mbyllet në barazim

E publikuar: 06/11/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfundon në barazim Derbi i Londrës, 1-1 me nga një gol për cdo pjesë për Arsenal dhe Tottenham në një ndeshje me shumë emocione, me Wenger që nuk arrin dot të marrë kryesimin në javën e 11 të Premier League.

Në Emiratës, “Topcinjtë” e nisën më kërkues përballë Spurs, por gjithsesi pa arritur të gjejnë rrjetën e Hugo Lloris, ndërsa Tottenham ju afrua golit në minutën e 21 me një goditje me kokë të Harry Kane. Gjithsesi ishin vendasit ata që kishin inisativën dhe në minutën e 39 Theo Walcot humbi një rast vërtet të mirë kur pas një asisti të Granit Xhakës goditi shtyllën. Aromë goli për “Topcinjtë” që u konkretizua në minutën e 42 me Kevin Wimmer që me një devijim të pafat me kokë mashtroi Hugo Lloris duke cuar topin në rrjetën e tij.

Arsenali në avantazh dhe momentalisht në krye të klasifikimit të Premier League por epërsia nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 50 Laurent Koscielny rrëzoi në zonë Mousa Dembele me arbitrin që tregoi pikën e bardhë të 11-metërshit, nga ku ishte Harry Kane ai që mposhti Petr Chech. Ndeshja vijoi me mjaft intensitet, me Shkodran Mustafin që provoi në të 57, ndërsa Aaron Ramsey gaboi duke cuar topin pak më lart nga sa duhej në të 72. Një finale e nxehtë evidentoi vlerat e të dy portierëve, ne Vincent Janssen që pa Chech ti mohonte gëzimin e golit në minutën e 89 dhe të njëjtin fat pati një minutë më pas përballë Hugo Loris dhe Olivier Giroud, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1 për gëzimin e Antonio Contes dhe Chelsean që ruan kryesimin në kuotën e 25 pikëve, 1 më shumë se Manchester City e Arsenal.