Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në vitin 2014 ishte 35.3 për qind, ndërsa shkalla e papunësisë është shumë më e lartë për femrat që është rreth 42 për qind. Sipas matjeve të ASK-së, papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë.
Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare, në fuqinë punëtore, të papunësuar janë 61.0 për qind. Papunësia është më e lartë te femrat e reja, me 71.7 për qind, sesa te të rinjtë meshkuj me 56.2 euro. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, shkalla e pjesëmarrjes së femrës në fuqinë punëtore është 41.6 për qind. Rreth një në pesë femra të moshës së punës 21.4 për qind janë aktive në tregun e punës, krahasuar me tri të pestat, apo 61.8 për qind të meshkujve.
Shkalla e punësimit, sipas rezultateve të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore 2014 është 26.9 për qind.
Shkalla e punësimit, në mesin e femrave në moshë pune, është vetëm 12.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit te meshkujt është 41.3 për qind. Shkalla shumë e ulët e papunësisë te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët të tyre në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë.Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe të tregtisë, me më shumë se 55 për qind. Meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 44 për qind.