Papa Françesko ka urdhëruar të gjithë pritërinjtë nga Roma që t’i falin të gjitha grave të cilat gjatë jetës së tyre kanë kryer një abort, gjë që këta të fundit e konsiderojnë vrasje dhe mëkat.
Vitin e ardhshëm, të gjitha gratë që kanë kryer abort, dhe mjekët që kanë kryer këto ndërhyrje, do të kenë mundësinë që të kërkojnë falje si pjese e ceremonialit fetar “Viti i shenjtë i faljes”.
Nga Kisha Katolike abortimi konsiderohet si një prej mëkateve më të mëdha, dhe rezulton me përjashtim automatik nga komuniteti fetar i krishterë. Ky mëkat, sipas ligjeve katolike, mund të falet vetëm në raste specifike, nga krerë të lartë fetar, ose duke bërë pelegrinazh në Romë gjatë ceremonialit “Viti i shenjtë i faljes”.
Është hera e parë që prej ardhjes të Papës në të parin e Kishës Katolike të urdhërojë priftërinjë të zakonshëm në një mision faljeje pë të gjithë njerëzit anë e mbanë botës./indeksonline/