Papa Leoni XIV, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë në mbarë botën, kërkoi që “zhurma e tmerrshme e bombave dhe armëve të ndalet dhe të ketë vend për dialog, në mënyrë që zëri i popujve të dëgjohet”.
“Nga Irani dhe nga e gjithë Lindja e Mesme, vazhdojnë të mbërrijnë lajme që shkaktojnë dhimbje në shpirt. Dhunës dhe shkatërrimit dhe klimës së përhapur të urrejtjes dhe frikës, i shtohet frika se konflikti mund të zgjerohet dhe se vendet e tjera në rajon dhe mund të zhyten përsëri në paqëndrueshmëri”, shtoi Papa.
Papa Leo u lut për ata që vuajnë për shkak të luftës dhe “që zemrat të ndjekin përsëri shtigjet e pajtimit dhe shpresës”.


















