[ad_1]

Papa Françesku vazhdoi udhëtimin e tij rreth Kolumbisë të shtunën në qytetin e Medellinit, ku mbajti një meshë për rreth 1 milion njerëz të pranishëm.
Udhëtimi i Papa Françeskut në Medellin u pengua pak nga shirat e rrëmbyeshëm, që e detyruan atë të ndryshonte planin e udhëtimit për në qytet.
Fillimisht, ishte planifikuar që ai të merrte një helikopter nga aeroporti për në meshë, por më pas u vendos që të udhëtojë me makinë nga vargmali i Andeve, gjë që e vonoi pak fillimin e meshës.
Moti nuk pati shumë ndikim në pjesëmarrjen e njerëzve. Turmat u mblodhën përgjatë rrugëve për të përshëndetur Papën, ndërsa ai kalonte pranë tyre.
Më vonë të shtunën, është planifikuar që Papa Françesku të takohet me fëmijët e sëmurë të një jetimoreje të mbështetur nga kisha, para se të bisedojë me zyrtarët katolikë lokalë. Në mbrëmje ai do të kthehet në qytetin Bogota.
Papa e përfundon vizitën e tij në Kolumbi të dielën, pas një udhëtimi të shkurtër në Kartagjenë, ku ai do të nderojë Shën Pjetër Klaverin, një prift jezuit të shekullit të XVII-të.
Para Meshës së tij të shtunën, ai e kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit duke folur për nevojën e kolumbianëve për të përqafuar procesin e paqes pas disa vite konfliktesh civile.
[ad_2]
Lexo nga burimi i lajmit

















