Panxhari ndihmon në problemet e zemrës

E publikuar: 10/08/2015 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne të gjithë e njohim panxharin, i cili megjithatë nuk është aq i zakonshëm sa duhet të jetë në tryezat tona.

Sipas nutricionistëve, duket se përfitimet që sjell kjo perime për trupin tonë janë të pafundme, sidomos për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë me monoksid azoti (oksid nitrik).

Ky gaz natyror shoqërohet vazhdimisht me një ulje të tensionit të gjakut, pra është ideal për trajtimin e gjendjes së rrezikshme të tensionit të lartë të gjakut dhe për të zgjeruar enët e gjakut falë një transporti më të përmirësuar të oksigjenit në gjak.

Hulumtuesit në shkollën mjekësore në Universitetin Case ëestern Reserve në Cleveland (Ohio, SHBA) , konstatuan se lëkura jonë në shtresat e saj të brendshme, posedon një sasi e madhe të oksidit nitrik, dhe qelizat nga gjaku ata janë shumë të varur nga ajo.

“Kardiologët kanë supozuar gjithmonë se, kur gjaku ynë mbart një sasi normale të oksigjenit, gazi vjen automatikisht në qeliza,” tha Jonathan Stamler lideri i hulumtimit.

“Megjithatë, tani, duket se kjo nuk është pikërisht kështu. Me hulumtimet tona kemi vërejtur se oksigjeni i transportuar në rruazat e kuqe të gjakut nuk arrin qelizat në gjithë trupin, nëse nuk janë të shoqëruara me oksid nitrik. Kur në laborator kombinojmë rruazat e kuqe të gjakut dhe enët e gjakut, këto të fundit tentojnë të mbyllen. Pra zbuluam se qelizave ju mungonte oksid nitrik”.

Këto perime janë të pasura me këtë gaz, mund të parandalojnë probleme të rënda shëndetësore që lidhen me mosfunksionim e enëve të gjakut, duke përfshirë ataket në zemër, goditje në tru dhe probleme me veshkat.