Momente paniku kapluan qytetarët dhe punonjësit në aeroportin e Parisit, Orly, pas një telefonate për paralajmërim për bombë.
Një burim policor i tha Le Parisian se personi që telefonoi, pretendoi se kishte vendosur një bombë brenda tualetit në aeroport.
Menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë personave ndërsa pas disa orësh është njoftuar se situata është normalizuar dhe se alarmi ka qenë i rremë.
“U tmerruam, shikoje vetëm njerëz që vraponin, na thanë që të dilnim jashtë.” – ka deklaruar një prej pasagjerëve.