Krasniqi: Qeveria nuk votohet të enjten

E publikuar: 01/08/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të koalicionit PAN janë të bindur se kanë mbështetjen e mjaftueshme për ta formuar qeverinë dhe për ta konstatuar Kuvendin e Republikës.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se i kanë numrat për ta votuar Qeverinë mirëpo kjo nuk do të bëhet të enjten, pra ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi mbështetje të mjaftueshme për ta votuar qeverinë, për ta konstituar edhe Kuvendin dhe përkushtimi ynë është që seanca e së enjten të rrjedh mirë, të rrjedh shpejt në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e mëtutjeshëm që ta marrim mandatin dhe ta formojnë qeverinë. Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë të enjten”, ka thënë deputeti Krasniqi.

Ndryshe seanca konstituive e Kuvendit mbahet të mërkuren prej orës 10:00 ndërsa ajo për votimin e qeverisë ende nuk është caktuar.