PAN-i nuk merr pjesë në seancën e sotme

E publikuar: 04/08/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri partitë që përbëjnë koalicionin PAN, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit që është paralajmëruar të vazhdoj sot.

Kështu bëjnë të ditura burime të Indeksonline, sipas të cilave, PDK nuk merr pjesë në seancë për faktin se se ajo është ftuar në mënyre arbitrare dhe pa konsultim me partitë politike.

Kujtojmë se dje PDK propozoi nga udhëheqësi i seancës dy orë pauzë, në mënyrë që partitë të konsultohen mes vete në lidhje për kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, por kur u vu në votim, ky propozim mori 60 vota pro dhe 60 kundër.

Seanca e djeshme u ndërpre për të vazhduar sot prapë, por pa pjesëmarrjen e PAN-it. ,