Videoja promovuese e një lokali në Sidnej të Australisë ka tërbuar gjithë feministët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Në video shihen femra me mbathje ngjyrë lëkure dhe pa reçipeta që përdoren si vazo dekorative.
Femrat gjysëm-nudo janë mbuluar me fruta.
Por shumë përdorues interneti e kanë cilësuar si seksiste dhe denigrim i figurës femërore.
“Cruise Bar” në Sidnej ka kërkuar falje duke thënë që nuk ishte qellimi i tyre denigrimi i femrave por thjesht një gjetje marketingu për të rritur klientelën.