Edward Selfe e ka filmuar në Zambi të Afrikës, një tigër të ri teksa hante një krokodil të gjatë dy metra.
Eksploruesi 31-vjeçar, ka qëndruar pranë gjallesës që kishte zënë reptilin, gjë që nuk është parë kurrë më herët, transmeton Telegrafi.
“Ka mundësi që tigrat të kapin ndonjë krokodil të vogël, por nuk ndodhë të sulmojnë këto krijesa, nga frika se mund të bëhen vet pre e tyre”, ka thënë Selfe lidhur me rastin.
Meqenëse të dy grabitqarët janë shumë të shkathtë dhe të fuqishëm, nuk është hasur ndonjëherë të sulmojnë njëri-tjetrin. /Telegrafi/