Pamjet e një ariu gjigant 650 kilogramësh dhe një burri që përkujdeset për të, ka fituar vëmendjen e të gjithë përdoruesve të internetit.
Jim Kowalczik i cili përkujdeset për strehimoren e kafshëve të egra në Otisville në New York, është parë në një video duke ledhatuar ariun gjigant Jimbo, transmeton Telegrafi.
“Besoj se njëjtë do të vepronit me arinjtë e juaj pas një dite të lodhshme dhe të mërzitshme”, ka shkruar kujdestari Kowalczik.
Videoja e publikuar me titullin “kur pas një dite të vështirë ariu ka nevojë për dashuri”, deri më tani ka marrë më shumë se 1.2 milion klikime.
Jimbo, ariu 24-vjeç, nuk po ndihej mirë, dhe kështu Kowalczik e pa se diçka nuk është në rregull me të, dhe iu afrua për ta përqafuar dhe ledhatuar. /Telegrafi/