Louise Lenton ka mbetur e tmerruar, kur pa në video një ‘fantazmë’ që po e shikonte të birin e saj, teksa ngiste biçikletën në një shesh në Devon të Anglisë.
Nëna 41-vjeçare, nuk mund t’i besonte syve, kur vërejti që në dritaren e godinës së shekullit të XIX, ndodhej edhe figura e një gruaje, me veshje sikur të epokës Viktoriane, transmeton Telegrafi.
“E dërgova në parkingun e zbrazët, ku kishte hapësirë të bollshme që ai të mësonte ngasjen e biçikletës. Qëndrova gjatë dhe aty nuk ishte askush”, ka thënë Lenton.
Pasi shkoi në shtëpi dhe po pushonte, nisi të shikonte në galerinë e telefonit kur edhe e pa imazhin e pashpjegueshëm.
Zyrtarët e ndërtesës së lashtë, kanë thënë se për një kohë të gjatë aty nuk ka hyrë askush, ndërsa jashtë saj ndodhen vetëm rojat e sigurisë. /Telegrafi/