Pamje të tmerrshme të një lumi në Gjilan, Aliu: Po pastrohet e po i rregullohet shtrati

E publikuar: 08/11/2024 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është lajmëruar sot nga qyteti i Gjilanit ku ka treguar për punën që po bëhet për pastrimin e shtretërve të lumenjve.

Aliu në pamjet që ka publikuar, shihet një gjendje e tmerrshme e lumit në Gjilan.

“Ky është vetëm një nga shumë projektet aktive për pastrimin e lumenjve. Angazhimi për të luftuar kundër mbetjeve do të vazhdojë çdo ditë”.