Ky është momenti drithërues kur dy aeroplanë të pasagjerëve duket se po afroheshin shumë afër me njëri-tjetrin, derisa po përgatiteshin për të aterruar.
Dy aeroplanët, që po transportonin qindra udhëtarë, duket se kalojnë aq afër pranë njëri tjetrit, sa që në moment ata u gjenden pothuajse në krye të njëri-tjetrit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, imazhi i mrekullueshëm i fotografive u kap nga Chris Hine, 70 vjeç, ndërsa ai ishte i ulur në kopshtin e tij në Byfleet, Surrey.
Inxhinieri i pensionuar tha: “Unë shpesh ulem dhe shikoj aeroplanët ndërsa tentojnë të aterrojnë Heathrow”.
“Por këta dy aeroplanë e kapën vëmendjen time pasi fluturonin shumë më afër se zakonisht”.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për Virgin Airbus, i cili mund të bartë deri në 311 pasagjerë, ndërsa Dreamliner deri në 214. Të dy aeroplanët thuhet se përdoren më së shumti në linjat transatlantike. /Telegrafi/