Pamje të rënda: Rrahja brutale e ushtarakëve, nga protestuesit proqeveritarë (Video , +18)

E publikuar: 17/07/2016 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fraksion ushtarak, thuhet se mbrëmë në Turqi tentoi që të merrte nën kontroll shtetin nga pushteti aktual, pasi që thanë se po rrezikohej demokracia dhe sekularizmi i shtetit.

Por, presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve që të dalin nëpër rrugë dhe të mbrojnë “demokracinë”.

Në orët e hershme të mëngjesit, Qeveria turke bëri me dije se puçistët janë dorëzuar dhe shteti i është kthyer pushtetit të zgjedhur.

Me përfundimin e ngjarjeve të mbrëmshme, ku mbetën të vdekur afro 300 persona, po vazhdon publikimi i pamjeve gjatë këtyre trazirave.

Një video e postuar rishtazi shfaq dhunën e ushtruar nga protestuesit proqeveritarë ndaj puçistëve.

Pamjet janë të rënda dhe nuk preferohen të shikohen nga të miturit dhe personat e ndjeshëm.