Një shqiptar është ezkekutuar ditën e sotme me armë zjarri në ekuador. Mediat ekuadoriane raportojnë se 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj është vrarë me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza” në Guayaquil, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda makinës së parkuar.
Dëshmitarët okularë kanë raportuar se në drejtim të shqiptarit u qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Autorët u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.
Sipas informacioneve të para nga Policia Kombëtare e Ekuadorit, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.
#Guayaquil
Un caso de sicariato ocurrió cerca del sector de emergencia del hospital Luis Vernaza pic.twitter.com/IfrkaCn2m4— Minuto & Medio (@MinMedio) November 10, 2023
Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, dhe më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.
Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.
Ajo u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit ndaj bashkëshortit të saj. Sipas saj, Rizaj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të vlefshme në Ekuador, prandaj mbijetonte me paratë që i dërgonte nga Shqipëria familja e tij, ose vëllai i tij që banonte në Kanada.
Vrasja ka ndodhur në të njëtjën ditë me arrestimin e bosit të trafikut të kokainës Dritan Rexhepi, i cili u prangos sot në Turqi, megjithatë nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën.