Pamje të rënda brenda kamionit të viktimës që në sy të djalit 22 vjeçar u vra nga një polic, flasin edhe familjarët (Video)

E publikuar: 29/12/2019 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga të shtënat me armë që mori mëngjesin e sotëm, Lulzim Spahiu mbeti i vdekur në kamionin e tij.

Dorasi, Vllaznim Hamdiu është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili në momentin e ndodhisë ishte jashtë detyrës.

Madje sipas kolegëve të dorasit, e gjithë kjo erdhi si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi në trafik, transmeton Indeksonline.
Spahiu vdiq në prani të djalit, i cili bashkë me të ishte në kamionin ku mbetën shumë njolla gjaku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit dhe me të marrë informacionin Policia e Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit i jaën konfiskuar tri revole, kurse tek familja e viktimës tashmë janë hapur të pamet.