Në Netflix ka filluar sezoni i gjashtë i serialit britanik “The Crown”, aty pasqyrohet jeta e Familjes Mbretërore në Britaninë e Madhe.
Në këtë sezon të serialit, shqiptarët e Kosovës do të kenë mundësinë të shohin pjesë nga lufta në Kosovë.
Në episodin e gjashtë të quajtur “Ruritania”, aktori Bertie Carvel mund të shihet teksa portretizon ish-kryeministrin britanik Tony Blairin në serial, duke mbështetur vendimin e NATO-s për të nisur një fushatë ajrore 78-ditore kundër forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
“Milosheviç është një diktator monstruoz, që kryen persekutimin sistematik dhe të dhunshëm të civilëve të pafajshëm. Ju këmbëngulët që Perëndimi të mos qëndrojë më në këmbë derisa të ndodhë gjenocidi dhe masakrat”, thotë Blair në serial, i cili e bënë botën të kuptoj më mirë krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.
Episodi shoqërohet me pamje të vërteta të incizuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku mund të shihet persekutimi i shqiptarëve nga reperesioni serb dhe shenjat e gjenocidit që ky shtet bëri në Kosovën e fundit të viteve 90.
Në këtë episod përmendet edhe fakti që disa prej banorëve të Kosovës iu kanë lënë fëmijëve emrat Toni ose Tonibler, për nder të Blair dhe rolit të tij.
“The Crown” është një serial i zhanrit dramë i regjisorit Peter Morgan, dhe është pjesë e gjigantit Netflix.
Seriali tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II nga vitet 1940 deri në kohët moderne. Seriali fillon me një vështrim të brendshëm të mbretërimit të hershëm të mbretëreshës, e cila u ngjit në fron në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI.