Janë publikuar disa pamje të marra në Queenslandën Veriore, Australi, si një paralajmërim për turistët e papërvojë duke u treguar atyre për rrezikun nga krijesat vdekjeprurëse.
Në këtë video, përcjell Telegrafi, shihet se sa “mjeshtër” janë krokodilët për të “mashtruar viktimën e tyre”, dhe ku tregohet se “sa lehtë ata mund të fshihen në ujë të cekët”.
Në përshkrimin e videos thuhet: “Për fat të keq për turistët ose për njerëzit që kanë lëvizur në këtë rajon, ata mendojnë se e njohin më mirë, derisa të ballafaqohen me një situatë të tillë”. /Telegrafi/