Pamje që tregojnë se si në botë u shënua “Black Friday” (Foto/Video)

E publikuar: 24/11/2018 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Black Friday është shënuar në gjithë botën, ku turma e klientëve të interesuar për të blerë produktet e preferuara kanë pritur me orë të para dyqaneve, derisa në disa momente ka eskaluar situata mes klientëve nga dëshira e madhe për të marrë të parët produktet.

Në Sao Paulo të Brazilit në një dyqan është krijuar një situatë kaotike, kur turma janë parë duke u shtyrë se kush do të arrinte i pari të kapë televizorët që ishin me një çmim të ulët, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë tregon turmën se si me padurim presin të hapen dyert e dyqaneve në Afrikën e Jugut, për të marrë gjësendet që i kanë planifikuar t’i blejnë. Videoja besohet të jetë filmuar në qendrën tregtare Baywest Mall, ku qytetarët nuk zgjidhnin mjete për të arritur deri tek produktet e tyre të preferuara.

Një video tjetër lokacioni i saktë i të cilës nuk dihet se ku është filmuar në Afrikën e Jugut, shfaq pjesëtarët e sigurimit të armatosur me pushkë automatike duke u munduar të mbajnë rend. Një person shihet se si mbetet i varur në rrethojat mbrojtëse, derisa po tentonte t’i kapërcente që të arrij i pari te produktet.

Në Barakaldo në afërsi të qyteti spanjoll Bilbao, kolonat e gjata janë parë para lokale duke pritur zbritjet e “Black Friday”. Raportohet se punëtorët e Amazon në Spanjë janë aktivizuar që maksimalisht t’ua përmbushin kërkesat klientëve.

Situatë e ngjashme ka mbizotëruar edhe në qytetet australiane, ku mijëra qytetarë kanë pritur me orë të tëra para lokaleve për të blerë atë që e kanë pasur në “shënjestër”. Ndërkaq në një qendër tregtare në Alabama të SHBA-ve, ka humbur jetën një adoleshent dhe dy tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën gjatë blerjeve në “Black Friday”.

Sipas policisë një rrahje mes dy adoleshentëve eskaloi dhe përfunduar me shkëmbim zjarri. Raportohet se njëri prej pjesëmarrësve në këtë incident është arratisur, kurse dy tjerë kanë përfunduar në pranga të policisë. /Telegrafi/