Pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se pati të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

E publikuar: 28/03/2024 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në lagjen Dardania dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar nga ky rast, apo cili është bilanci i kësaj ngjarje.

Jozyrtarisht Klani ka mësuar se hetuesit policor i kanë mbledhur tetë gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ndonjë informacion.

Të bashkangjitura ju sjellim pamjet nga vendi i ngjarjes.