Pasditen e sotme Turqia është tronditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 Rihter në afërsi të rajonit Tokati.
Mediat turke kanë raportuar se lëkundjet të cilat kishin një thellësi 5.9 kilometra u ndjenë deri në Ankara, ndërsa kanë publikuar pamje nga dëmet materiale që shkaktoi tërmeti.
Tokat'taki 5,6'lık depremin ardından hasar alan bölgeler görüntülendi. pic.twitter.com/2VT1H3iwBh
— TRT HABER (@trthaber) April 18, 2024
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë produktet e rëna përtokë në një supermarket, mure dhe tavane të shembur.
Siç duket edhe nga pamjet tërmeti ka dëmtuar edhe disa banesa.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Ndërsa banorët janë trembur dhe kanë dalë nëpër rrugë mes panikut dhe frikës për një tragjedi të dytë në Turqi.
#SONDAKİKA TOKAT’TA 5,6 BÜYÜKLÜĞÜNDE DEPREM
Tokat Belediye Başkanı Mehmet Kemal Yazıcıoğlu (@mkyazicioglutr): Bu depremde bazı minarelerin yıkıldığı ve bazı evlerinde hasar aldığı yönünde. Ama herhangi bir can kaybı yaşanmadı. Kriz merkezinde olayı yakinen takip ediyoruz. pic.twitter.com/6WdFaABUjI
— 24 TV (@yirmidorttv) April 18, 2024
Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.