Kryeqyteti i Ukrainës u sulmua në mënyrë masive në orët e para të së shtunës, sulmi më i madh me dron në Kiev që kur nisi lufta vitin e kaluar.
Banorët u zgjuan nga shpërthimet, para agimit të së shtunës dhe për më shumë se gjashtë orë, sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit bënë jehonë nëpër qytet.
Tanimë në mediat e huaja janë publikuar pamjet që tregojnë këto sulme masive. Shpërthime të fuqishme mund të dëgjohen në sfond.
Siç raportohet nga BBC, ka pasur valë pas vale sulmesh nga veriu dhe lindja.
Zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 75 dronë Shahed të prodhuar nga Irani u shkrepën në Kiev – të gjithë dronët u rrëzuan nga sistemet ajrore ukrainase, përveç njërit.