Pamje nga “Rruga C”, ku pas të shtënave u gjet një person pa shenja jete

E publikuar: 14/06/2023 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e së mërkurën në “Rrugën C” në Prishtinë.

Një person ka mbetur pa shenja jete. Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë ai.

Gazeta ka siguruar pamje ku kanë ndodhur këto të shtëna me armë. /Gazeta Express