Kjo për faktin pasi që Yllka festoi ditëlindjen e vajzës së saj, Nina Gagica, transmeton Gazeta Express.
E ëmbla Nina dje ka festuar ditëlindjen e saj të pestë. E në këtë ditë të veçantë për Ninën, prindërit e saj janë kujdesur që të bëjnë një festë të bukur për vajzën e tyre e cila është dukur si princeshë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes imazheve të shumta që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.
Pjesë e festës së ditëlindjes së Ninës kanë qenë edhe shokët e shoqet e saj.
Yllka ka kohë që është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e saj.
Kujtojmë se Yllka u bë shumë e njohur për publikun me rolin e saj si “Zana” në serialin “Familja Moderne”./Gazeta Express

















