Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Të gjithë punonjësit kanë shpëtuar.
Nga pamjet e siguruara nga abc shihet që tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën rreth fabrikës.
Derisa, njeri nga zjarrfikësit për disa momente e ka lëshuar veten duke u ulur në tokë. Më pas është dërguar në spital nga kolegët për të marrë ndihmë mjekësore.
Situata në fabrikë ka qenë shumë e vështirë për shkak të flakëve të mëdha dhe të shtëllungave të tymit që kanë pushtuar fabrikën dhe zonën përreth.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në fabrikë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.




















