Turma qytetarësh u mblodhën në zona të zgjedhura në Nju Jork për të dëshmuar një pamje mbresëlënëse të njohur me termin “Manhattanhenge”.
Mbrëmjen e së mërkurës në 20 e 12 të orës lokale të gjitha rrugët në lindje e perëndim të qytetit u ndriçuan në mënyrë spektakolare nga dielli që po perëndonte.
Ngjarja ndodh dy herë në vit dhe ka të bëjë me diellin që rrethohet në mënyrë perfekte me kornizën e qiellgërvishtësve të shumta të Nju Jorkut.
Pamja është mjaft popullore në rrjetet sociale, ku qytetarët postojnë fotot më të bukura.
Emri “Manhattanhenge” u shpik nga astrofizikanti Neil deGrasse Tyson ne 1996.
Ai u frymëzua nga monumenti parahistorik i Britanisë së Madhe, Stonehenge, ku dielli duket sikur përfshihet në kornizën e gurëve vertikalë gjatë solsticeve.
Mundësia e radhës për të asistuar perëndimin dramatik në Manhatan do të jetë 12 korriku. /javanews.al/