Uragani ‘Milton’ po godet në këto momente bregun e Gjirit të Floridës në SHBA duke shkaktuar tornado me shi dhe erë. Sipas mediave të huaja, pas disa orësh ai pritet të mbërrijë në tokë pranë Gjirit Tampa, ku mund të sjellë me vete një valë kërcënuese për jetëtë e njerëzve
Miliona njerëz në një shtrirje prej më shumë se 483 km të vijës bregdetare kanë marrë urdhrin për t’u evakuuar. Ngjarja vjen vetëm 2 javë pasi uragani Helene shkatërroi një pjesë të madhe të kësaj zone.
Stuhia pritet të sjellë dallgë nga 10 deri në 15 metra të larta. Erërat janë me një shpejtësi të lartë deri në 233 km/h. Stuhia u dobësua pak të mërkurën në mëngjes, por mbeti në kategorinë 4, niveli i dytë më i lartë.