PAMJE- Kështu i arrestoi brutalisht mbrëmë policia e Vuçiqit protestuesit

E publikuar: 25/12/2023 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca të shumta të policisë dhe xhandarmërisë të Serbisë kanë ndërhyrë të dielën mbrëma që t’i kapin mbështetësit e opozitës, të cilët ia mësyen objektit të Parlamentit dhe brohorisnin për arrestim të Vuçiqit.

Kjo ndodhi gjatë protestës së shtatë paszgjedhore të koalicionit të opozitës së qendrës së majtë në Serbi.

Policia e bllokuar brenda ndërtesës së Kuvendit të Beogradit, hodhi gaz lotsjellës dhe bomba tymi, ndërsa qindra protestues thyen dyert dhe dritaret me gurë.

Sipas mediave në serbi, të plagosur k panë mbetur disa protestues dhe të paktën pesë policë. Të paktën 35 persona janë arrestuar, nga ajo çfarë ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në konferencën e vonshme mbrëmë.

Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar pamjet brutale të aparatit shtetëror të Vuçiqit, duke arrestuar protestuesit mbrëmë.