PAMJE/ I moshuari në Durrës tenton të vrasë gruan duke e goditur me shkop druri në kokë, policia e kap në flagrancë

E publikuar: 06/12/2025 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar ka dhunuar me shkop druri bashkëshorten e tij.

Policia njofton se pas marrjes së telefonatës, ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në flagrancë u arrestua A. R., 76 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.