Pamje/ Aksident trafiku te Liqeni i Badovcit, raportohet për pesë vetura të përfshira

E publikuar: 18/02/2026 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku, ka ndodhur sonte në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku sipas informacioneve janë përfshirë pesë vetura.

Në pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet se në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë Policia e Kosovës, e cila po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet ende nëse ka të të lënduar si pasojë e aksidentit në fjalë.