Pamja e NEWBORN për këtë vit

E publikuar: 13/02/2022 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fisnik Ismaili ka publikuar imazhet e asaj se si do të duket monumenti NEWBORN për këtë vit.

Përmes një postimi në Facebook ai zbuloi edhe temën e sivjetme – Winged Women – Gratë me Krahë, dhe se i dedikohet gruas.

Ai gjithashtu bën të ditur se duhen vullnetarë për të ndihmuar në realizimin e kësaj ideje.


Shkrimi i plotë:

Po na duhen VULLNETARË! #NB14
Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne.
Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment!
Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj.
Shkruani Mrikas në 049388947 ose Asafit në 045665515, për me u organizue, e hajde t’a bajmë të bukur prapë, dhe të veçantë si çdo herë.
Shihemi këto ditë. ❤️

NEWBORN14 #NB14 #WingedWomen