Pamela Anderson qan për vdekjen e themeluesit të Playboy

E publikuar: 28/09/2017 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është homazhi që Pamela Anderson bën për Hugh Hefner. Bashkë me videon, një mesazh i gjatë ku ish-Baywatch, e cila ka pozuar më shumë se kushdo tjetër në revistën e njohur për të rritur, e falënderon me zemër të hapur: “Nëse jam kjo që jam, ta dedikoj gjithçka ty; më ke mësuar gjithçka që duhet të dija për lirinë dhe respektin”, shkruan Anderson.