Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska ka komentuar rreth shkarkimit të rektorit, Ramadan Zejnullahu ku ka theksuar se shkarkimi i tij paraqet një përpjekje dëshpëruese të pushtetit për tu paraqitur si shpëtimtar i problemeve që ka shkaktuar vet.
Pallaska përmes një postimi në Facebook ka theksuar se rektori nuk duhet të kthehet dhe se protestat nuk duhet të ndalen.
Lexoni postimin e tij:
Shkarkimi i Rektorit paraqet një përpjekje dëshpëruese të pushtetit për tu paraqitur si shpëtimtar i problemeve që ka shkaktuar vet. I ngjanë metodës së njohur të policit të keq dhe policit të mirë që aplikohet nga policitë e regjimeve represive.
Si duket qëllimi i këtij veprimi që nga fillimi ka qenë vetëm qortimi i Rektorit dhe përfitimi politik nga imazhi pozitiv që ka krijuar ky Rektor për një periudhë të shkurtër. Kjo lojë perfide duhet të refuzohet nga Rektori dhe ata që përnjëmend e përkrahin Rektorin!
Për këtë arsye, Rektori nuk duhet të kthehet dhe protesta nuk duhet të ndalet pa i nxjerrë jashtë nga Universiteti i Prishtinës ata që inspiruan, kërkuan, urdhëruan dhe zbatuan shkarkimin e tij.
Vetëm kështu do të shpalosim se polici i keq dhe polici i mirë janë një.


















