Pallaska: Për interesa personale, politikanët e copëtuan Kosovën

E publikuar: 18/09/2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juristi, Dastid Pallaska ka thënë se problemet me kufirin me Malin e Zi nuk është tema kryesore që duhet të diskutohet në vend. Ai ka thënë se kosovarët kanë probleme më të madha se ky i kufirit.

Siç ka thënë Pallaska demarkacioni është një dështim i Qeverisë dhe ata duhet të merren me këtë çështje, por jo çdo ditë të folet e debatohet për të. Pallaska ka thënë se qeveritarët nuk janë duke kryer punë si duhet.

“Esencialisht ky është shtet i dhurum, kjo Kushtetutë ai shtet i vitit 2008 ka qenë esencialisht i dhurum e çka kemi bërë prej atëherë deri tash është se e kemi copëtu. Shumica ka qenë për interesa private, plaçkitje e shtetit e tash ja kanë nis edhe me shkëputë Kushtetutën e ligjet tjera tu e konsideru si pronë private”, tha Pallaska në ‘Debat’ të RTK-së.

Ai ka thënë se ata nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar shtetin. Ai thotë se kontributi i politikanëve ka qenë vetëm tkurrja e Kosovës, copëtimi i saj, zhvatja dhe dëmtimi në shumë sfera.

“ Kjo qeveri dhe opozita nuk kanë dhënë ndonjë kontribut për vendin. Asnjëra palë nuk i ka ndihmuar Kosovës që të ec përpara. Ata vetëm kanë bërë shkëputje të ecjes përpara.E kanë copëtuar Kosovën, Janë pasuruar vetë, dhe e kanë plaçkitur shtetin”, ka thënë Pallaska.