Palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë, nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në këtë vit!

E publikuar: 20/01/2020 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erërat e forta muajt e fundit kanë dëmtuar një pjesë të objektit që ka nisur së ndërtuari që nga viti 2004.

Projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e i menaxhuar nga Komuna e Istogut, ka plot 16 vjet që nuk ka arritur të përfundohet, raporton KTV.

Zyrtarë të komunës, duke premtuar se këtë vit punimet do të përfundojnë, fajësojnë kompanitë ndërtuese të mëparshme që nuk i kanë kryer punët si duhet.

Derisa opozita e quan dështim të radhës të qeverisjes aktuale.

KTV-ja ka pyetur edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit për vonesat në këtë projekt, por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.

Palestra sportive në komunën e Istogut i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 300 mijë euro.