Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE

07.05.2026 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Kosova nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi duhet t’i bindë të 27 shtetet anëtare të BE-së.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, më 9 maj, në një organizim të Zyrës së BE-së në Kosovë, ajo tha se Brukseli pret nga Kosova zgjedhje të lira dhe të drejta, formim të shpejtë të institucioneve dhe avancim të reformave.

“E di, zoti Kryeministër, që ju dëshironi që BE-ja të ecë përpara me aplikimin për anëtarësim, të cilin e dorëzuat gjatë presidencës çeke në Pragë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që ta arrini këtë synim të radhës. Por më lejoni të jem e sinqertë, Brukseli nuk mund ta japë thjesht statusin e kandidatit. Ju duhet t’i bindni 27 shtetet anëtare”, tha ajo.

Palatova theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë standarde demokratike dhe stabilitet institucional.

“Dhe për këtë, rëndësi kanë këto tri elemente kyçe. Kosova është dhe duhet të mbetet një demokraci e gjallë. Zgjedhjet parlamentare që mbahen saktësisht një muaj nga sot duhet të jenë, përsëri, të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian pret krijimin e shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave.

“Së dyti, shpresojmë të shohim një formim të shpejtë të institucioneve. Një qeveri e bazuar në një shumicë të fortë në kuvend, e aftë të gjenerojë kompromise të fuqishme ndërpartiake, të zgjedhë një president dhe të avancojë me agjendën e reformave. Dhe sigurisht, karakteri shumetnik i Kosovës është me vlerë të madhe për të gjitha shtetet tona anëtare”, tha ajo.

Sipas saj, shtetet anëtare të BE-së po e përcjellin mënyrën se si Kosova i trajton komunitetet joshumicë dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

“Të gjitha kryeqytetet tona vëzhgojnë ruajtjen e tij, angazhimin konstruktiv me të gjitha komunitetet shumicë, në mënyrë që të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndiejnë se kanë një shtëpi dhe perspektivë këtu. Në këtë drejtim, ne mbështetemi në zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së 14 marsit. Dhe e di, zoti Kryeministër, që ju ia rikonfirmuat këtë përfaqësuesit të lartë edhe këtë javë në Jerevan”, tha ajo.

Palatova shtoi se BE-ja pret zbatim me mirëbesim të marrëveshjeve dhe progres në dialogun e lehtësuar nga Brukseli.

“Ne llogarisim në zbatim me mirëbesim, llogarisim që momentumi që krijon kjo marrëveshje t’i japë një shtysë të mëtejshme zgjidhjeve konkrete dhe progresit në dialogun e ri të lehtësuar. Ne llogarisim që mbi këtë bazë, përmes bashkëpunimit të udhëheqjes së Kosovës në të gjitha partitë politike, statusi i kandidatit të bëhet i prekshëm dhe premtimi nga Samiti i Selanikut i vitit 2003 të bëhet një perspektivë e arritshme. Tani, dua gjithashtu të jem i qartë se Bashkimi Evropian i vitit 2003 nuk është Bashkimi Evropian i vitit 2026”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Nuk e ofendova Osmanin, një pseudo-gazetar e përdori termin “frizere”, nuk e dëgjova saktë pyetjen

Konjufca: Nuk e ofendova Osmanin, një pseudo-gazetar e përdori termin “frizere”, nuk e dëgjova saktë pyetjen

Kica-Xhelili reagon pas gjuhës së Konjufcës ndaj Osmanit: Asnjë grua e VV-së ende s’u distancua

Kica-Xhelili reagon pas gjuhës së Konjufcës ndaj Osmanit: Asnjë grua e VV-së ende s’u distancua

Kurti takohet me studentë: Hapni biznese, llogaritni tek ne

Kurti takohet me studentë: Hapni biznese, llogaritni tek ne

Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor

“Daut Radoiçiqi”, OVL-UÇK dënon sulmet ndaj Haradinajt e Lushtakut: S’është e rastësishme, Kurti ta ndalë fushatën antiçlirimtare

“Daut Radoiçiqi”, OVL-UÇK dënon sulmet ndaj Haradinajt e Lushtakut: S’është e rastësishme, Kurti ta ndalë fushatën antiçlirimtare

Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër të Shqipërisë

Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër të Shqipërisë

Haradinaj pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km/h

Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km/h

Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit

Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit

Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e këpucë te reja, jo për spektakël politik para zgjedhjeve

Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e këpucë te reja, jo për spektakël politik para zgjedhjeve

Abdixhiku: LDK është e interesuar të ofrojë ide rreth së cilës populli i Kosovës ndjehet i përfaqësuar

Abdixhiku: LDK është e interesuar të ofrojë ide rreth së cilës populli i Kosovës ndjehet i përfaqësuar

Kurti: Kosovës i duhet president konsensual

Kurti: Kosovës i duhet president konsensual

Komandanti i FSK-së priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara

Komandanti i FSK-së priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara

Kurti në forumin Itali–Kosovë: Kosova është e hapur për investime dhe partneritete serioze ekonomike

Kurti në forumin Itali–Kosovë: Kosova është e hapur për investime dhe partneritete serioze ekonomike

Hoti pret në takim përfaqësuesit e BB-së, diksutojnë për reformat sociale

Hoti pret në takim përfaqësuesit e BB-së, diksutojnë për reformat sociale

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë