Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për KTV-në se gazi i sotëm lotsjellës, i hedhur nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte më i fuqishëm se ai që e hidhte vet ai dikur kur ishte pjesë e opozitës.
“Ky gazi i sotëm ishte më i fuqishëm se ai që e hidhnim ne më parë”, ka thënë Lekaj me humor për KTV-në.
Ndërkaq, deputetët që hodhën gazin lotsjellës sot ishin Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë të VV-së.