Pal Lekaj ndalohet në aeroportin e Prishtinës, nuk lejohet të shkojë në SHBA

E publikuar: 26/09/2015 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekajt i është ndaluar udhëtimi për në Washington.
Ish kryetari i Gjakovës sot në mëngjes kishte planifikuar që nga aeroporti i Prishtinës të shkonte për në Washington. Këtë e ka konfirmuar vetë Lekaj.

Ndalesën e tij, ai e ka vlerësuar si një keqkuptim.
“Unë kam aplikuar për vizë zyrtare, mirëpo kam pasur vizë tjetër, dhe për këtë është bërë një keqkuptim. Pres që deri të hënën kjo të sqarohet në Ambasadë. Kjo është arsyeja”, ka thënë Lekaj për Tribunën.

Lekaj ka thënë se ka qenë i ftuar nga NDA , si përfaqësuses i AAK-së , ngase në këtë event kanë qenë të ftuar të gjitha partitë politike. Atje, Lekaj planifikonte të qëndronte deri më 3 tetor.