Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se mungesa e Isa Mustafës në seancën e Kuvendit flet, ndoshta, edhe për atë se Kryeministri e ka ngritur flamurin e bardh.
Ai ka thënë se është e pashpjegueshme mosprezenca e tij në kohën kur i drejtohen pyetjet në cilësinë e Kryeministrit të Republikës.
“Ndoshta, Kryeministri e ka ngritur flamurin e bardh”, ka thënë Lekaj, në kohën e pyetjeve parlamentare.
Edhe deputetja tjetër e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Kryeministri ka ikur ose është duke u fshehur diku.