Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë një takimi me kryetarin e degës së AAK-së në Viti dhe njëherit kandidat i këtij subjekti politike për kryetarë të Vitisë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Faruk Nura, ka konfirmuar kyçja e Vitisë në Autostradë “Arbën Xhaferi”.
Ata kanë biseduar për projektet e infrastrukturës rrugore për Vitinë, më saktë projektin e autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit -“Arbën Xhaferi”, me fokus të veçantë kyçjen e Vitisë në këtë aks të rëndësishëm rrugor që lidh dy shtete.
Me këtë rast Lekaj i ka premtuar Nurës se kyçja e Vitisë në pikën më të afërt në fshatin Gerlicë, i cili kalon në territorin e Ferizajt.
Sipas Nurës, gjithashtu është biseduar edhe për investime tjera në rrugë regjionale dhe zgjerimin e rrugës nga Vitia në Gërlicë.