Pal Lekaj: Albin, ku je? Mos u fsheh, merri pergjegjësitë që të takojnë

E publikuar: 27/12/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pal Lekaj ka komentuar refuzimin për t’u takuar sot me presidentin e vendit, nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar refuzimin për t’u takuar sot me presidentin e vendit, nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Lekaj ka shkruar se Kurti po fshehet, derisa, ka kërkuar nga i njejti që t’i merr përgjegjësitë që i takojnë.

Statusi i plotë:

Albin ku je?
Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!
15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.
Dhjetra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur.
Mijëra ditë burg të mbajtura.
Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.
Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty”, ka shkruar ai.