Pakistanezi ‘kokëfortë’ arrin rekord botëror, theu 247 arra me kokë (Video)

E publikuar: 13/10/2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohammad Rashid Naseem nga Karachi i Pakistani, i ka thyer 247 arra me kokë, në përpjekje të thente rekordin botëror në këtë kategori.

Gjaku shihet duke rrjedhur prej ballit të 32-vjeçarit, teksa i godet frytet e forta të vendosura në rresht, duke nxitur të përfundojë sa më shumë brenda një minute, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, pakistanezi doli që të thyente 30 arra më shumë se Navin Kumar, që në nëntorin e vitit të kaluar theu në të njëjtën formë 217 arra.

‘Kokëfortësia’ e Naseem nuk është e panjohur për zyrtarët e Librit të Rekordeve të Ginisit, pasi ai mban rekordin e thyerjes së më së shumti shalqinjve dhe arrave të kokosit për një minutë.

Sportisti i arteve marciale, që ka hequr më së shumti kapakë të shisheve me balle dhe ka shpuar më së shumti kanaqe me bërryl, synon t’i arrij gjithsej 50 rekorde. /Telegrafi/